Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

UEFA, të hënën inspekton stadiumin “Fadil Vokrri”

Rinovimi i stadiumit “Fadil Vokrri” po shkon drejt fundit dhe kanë mbetur edhe disa punë të vogla që gjithçka që jetë gati.

Të shtunën në orët e vona të mbrëmjes, stadiumi ka marrë pamje fantastike, pas ndezjes së reflektorët, për të disatën herë.

Por, kësaj radhe është bërë testimi final, sipas Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

“Sonte testuam ndriçimin e stadiumit "Fadil Vokrri". Pas investimeve të Ministrisë së Sportit dhe përkushtimit tonë në këta muajt e fundit, stadiumi me pamje fantastike.

Urime Kosovë”, ka shkruar Gashi.

Ndryshe, janë inspektorët e UEFA-s, ata që do ta japin vendimin final se a i plotëson kushtet për ndeshje ndërkombëtare apo jo, transmeton KTV. 

Edhe Agim Ademi viziton stadiumin “Fadil Vokrri”, paralajmëron punë të tjera në fushë Futboll Agim Ademi viziton stadiumin “Fadil Vokrri”, paralajmëron punë të tjera në fushë

Vendimi pritet të merret të hënë, ku personat përgjegjës të UEFA, do të inspektojnë stadiumin.

Stadiumin, të shtunën e ka vizituar edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili është ndarë shumë i kënaqur me punët që janë kryer.

Më 24 gusht bëhet saktësisht 3 vjet që kur ishte nënshkruar kontrata për rinovim të stadiumit ndërmjet Ministrisë së Sportit dhe Komunës së Prishtinës.