Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, sot vizituan stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”.
Veseli tha se për herë të parë në Kosovë po ndërtohet një stadium me kushte të tilla ndërsa premtoi se nuk do jetë i fundit, shkruan KsP.
Sipas Veselit, edhe stadiumi në Mitrovicë do të ndërtohet së shpejti.
Duke folur për emrin e legjendës së futbollit Fadil Vokrri, Veseli tha se stadiumi do të mbajë përjetë emrin e tij dhe se do të mbetet në kujtimin e të rinjve.
Ndërsa ministri i Kulturës Kujtim Gashi tha se stadium me kushte të tilla nuk është parë ndonjëherë dhe se i njëjti e mban emrin e personit adekuat i cili ka dhënë shumë për futbollin dhe sportin në përgjithësi.
-
Stadiumi i hapur me një vit vonesë për ministrin u krye në “afat rekord”
-
Shtatore për Fadil Vokrrin te stadiumi që mban emrin e tij
-
Ministria e Sportit akoma s’e ka pranuar teknikisht stadiumin “Fadil Vokrri”
-
Gashi fton të mbushet stadiumi nesër për Superkupën e Kosovës
-
Gashi optimist se stadiumi “Fadil Vokrri” së shpejti në dispozicion