Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gashi optimist se stadiumi “Fadil Vokrri” së shpejti në dispozicion

Foto: Koha

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, është i bindur se stadiumi “Fadil Vokrri” do të marrë dritën e gjelbër nga UEFA dhe do të jetë nikoqir i ndeshjeve të Kosovës, në Ligën e Kombeve.

Ai ka deklaruar se të gjitha kërkesat e inspektorëve të UEFA-s janë plotësuar dhe gjithçka po shkon drejt fundit.

Stadiumi Fadil Vokrri, ishte planifikuar të testohej më 28 korrik, por është shtyrë për shkak të tri ditëve zie në Kosovë për vdekjen e veprimtarit, Adem Demaçi, raporton KTV.

Ministri Gashi, ani pse nuk tregon datë të saktë se kur do të bëhet testimi, ai premton se shumë shpejt do të përfundojë gjithçka.

Pas përfundimit të stadiumit “Fadil Vokrri”,Gashi ka theksuar se do të investojnë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, si dhe do të nisin punët edhe për stadiumin Kombëtar.

Kohavisioni mëson se testimin e stadiumit, sipas të gjitha gjasave do ta bëjnë Drita dhe Prishtina më 13 gusht, në ndeshjen për Superkupën e Kosovës.

Edhe FFK-ja mund të kërkojë nga UEFA të rilicencohet stadiumi që do të rinovohet Sport FFK-ja mund të kërkojë nga UEFA të rilicencohet stadiumi që do të rinovohet

Megjithatë, ende i hapur mbetet edhe opsioni i zhvillimit të një ndeshjeje, ndërmjet politikanëve dhe estradës.

Rinovimi i stadiumit të Prishtinës, do t’i kushtojë Ministrisë së Sportit në bashkëpunim me Komunën, rreth 10 milionë euro.

Ndryshe, më 24 gusht bëhen saktësisht 3 vjet, që kur ishte nënshkruar kontrata për rinovim ndërmjet Ministrisë dhe Komunës.