Rinovimi i stadiumit "Adem Jashari" në Mitrovicë mund të kushtojë sa ai për "Fadil Vokrrin" në Prishtinë - rreth 9 milionë euro. Dhe këto mjete do të ndahen kryesisht nga buxheti i njëjtë - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).
Kreu i MKRS-së, Kujtim Gashi, ka thënë të enjten se rinovimi i stadiumit "Adem Jashari" mund të nisë dhe të përfundojë gjatë vitit të ardhshëm. Ai shpreson që edhe UEFA të ndajë fonde për rinovimin e stadiumit për t'u bërë i kategorisë, në mënyrë që aty të luajë ndeshje zyrtare edhe Përfaqësuesja A.
Aktualisht stadiumi në Mitrovicë, pas dy intervenimeve me para të Qeverisë, është i kategorisë së dytë dhe aty mund të luajnë klube e përfaqësuese të reja, pos Përfaqësuese A.
"Po përgatitet procedura për ta bërë stadiumin të kategorisë së katërt. Punët do të fillojnë në fillim të vitit tjetër, sa t'i përfundojmë procedurat administrative. Vlera financiare e rinovimit nuk dihet, mund të jetë ndoshta sa i stadiumit të qytetit të Prishtinës. Por saktë do të dihet pasi të kryhen procedurat. Edhe me UEFA-n do të bisedojmë për të parë mundësinë e mbështetjes financiare për investim në stadiumin 'Adem Jashari'. Kemi sinjale pozitive nga UEFA", ka thënë Gashi.
Për rinovimin e stadiumit "Adem Jashari" të mërkurën mbrëma ka njoftuar edhe Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
FFK-ja kërkon të mos neglizhohen punët në “Adem Jashari”
-
Stadiumi më i madh në vend pritet të hapet sivjet
-
Nisin punimet në “Adem Jashari”, stadiumi pritet të hapet në fillim të vitit 2026
-
Auditori nxjerr në pah dështimin e shtetit me stadiumet
-
Kostoja e rinovimit të stadiumit “Adem Jashari” rritet për 3.2 milionë euro