Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ministria e Sportit akoma s’e ka pranuar teknikisht stadiumin “Fadil Vokrri”

Stadiumi i Prishtinës që mban emrin e legjendës “Fadil Vokrri”, është mbuluar nga bora që ka rënë ditëve të fundit në vend dhe askush nuk është përkujdesur që ta largojë nga fusha.

Në të janë investuar rreth 10 milionë euro, por ende nuk ka përfunduar i gjithë procesi, ani pse në të janë luajtur tri ndeshje të Ligës së Kombeve.

Për Sportin në KTV, ministri i Sportit, Kujtim Gashi, ka treguar arsyen e vonesës së pranimit teknik.

Gashi ka thënën se është shumë i kënaqur me punimet që janë realizuar dhe zbulon se ende nuk është kryer i tërë borxhi ndaj punëkryesit.

Ministri i Sportit e ka pranuar se çështja e menaxhimit mbetet brenga më e madhe, pasi ende nuk ka një plan, se si do të menaxhohet pas pranimit teknik.

Edhe Për “Fadil Vokrrin” duhet të ndahen edhe një milion euro Sport Për “Fadil Vokrrin” duhet të ndahen edhe një milion euro

Gjatë së hënës, Kohavisioni ka provuar të marrë edhe një prononcim nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në lidhje me lejen që pritet nga ky institucion, por sekretari i kësaj ministrie, Arben Çitaku, ka qenë jo i qasshëm.

Pasi të bëhet pranimi teknik, stadiumi do t’i dorëzohet Komunës së Prishtinës, e cila është pronare e impiantit më modern në vend.