Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka dyshime të mëdha se Komuna e Prishtinës ka kapacitete për ta menaxhuar dhe mirëmbajtur e vetme stadiumin "Fadil Vokrri".
Për ta ruajtur investimin rreth nëntë milionësh, kreu i MKRS-së, Kujtim Gashi, ka propozuar që menaxhimi i stadiumit të jetë i përbashkët nga Komuna e Prishtinës, pronë e së cilës është stadiumi dhe Federata e Futbollit e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Por ky propozim i ministrit Gashi nuk ka gjetur mbështetje nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Kryetari Ahmeti insiston se Komuna ka kapacitet për ta menaxhuar e vetme stadiumin e rinovuar, kryesisht me para të MKRS-së.
Ministri Gashi nuk ka dhënë ndonjë shifër se sa mund të jetë kostoja mujore e mirëmbajtjes. Por insiston se është e papërballueshme nga Komuna si në aspektin financiar ashtu edhe profesional.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
Reagon Komuna e Prishtinës: Mirëmbajtja e stadiumit “Fadil Vokrri” përgjegjësi e FFK-së
-
“Fadil Vokrri” mezi po mirëmbahet, ndërsa Komuna e Prishtinës dhe FFK-ja flasin për stadiumin e ri me 25 mijë ulëse
-
Ministria e Sportit akoma s’e ka pranuar teknikisht stadiumin “Fadil Vokrri”
-
Për “Fadil Vokrrin” duhet të ndahen edhe një milion euro
-
Komuna e FFK-ja merren vesh për stadiumin pa klubin Prishtina që pretendon se ka hise