Rreth një milion euro është borxhi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ndaj kompanisë që ka kryer rinovimin e stadiumit "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Me shumën që duhet të paguajë MKRS-ja në dy muajt e parë të vitit të ardhshëm, vlera e investimeve në stadiumin e qytetit të Prishtinës shkon në rreth 10 milionë euro, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe derisa borxhi nuk do të shlyhet, kompania nuk do ta japë pëlqimin për pranim teknik të punimeve. Stadiumi është lëshuar për përdorim pa u bërë pranimi teknik i punëve.
Ndërkohë, pa i shlyer borxhet për punët në "Fadil Vokrri", MKRS-ja mendon të nisë investime të reja në "Adem Jashari" të Mitrovicës.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka thënë se pranimi teknik i punëve do të bëhet vetëm pasi të testohen edhe punët shtesë që ka kërkuar UEFA.
"Të gjitha obligimet rreth stadiumit janë duke u kryer këto ditë, kurse një pjesë e borxhit mund të mbeten për muajt janar dhe shkurt, meqë ashtu është e paraparë në kontratën e fundit, sepse janë duke u vendosur edhe disa pajisje të kërkuara nga UEFA në kontratën e fundit. Pasi t'i testojmë ia paguajmë edhe obligimet e fundit. Borxhi që kemi për të shlyer është 800 mijë euro, rreth nëntë milionë janë paguar, sepse shuma e përgjithshme e investimit është rreth 10 milionë euro", ka thënë Gashi. Për punët shtesë të kërkuara nga UEFA nuk është bërë e ditur vlera e investimit.
Rinovimi i stadiumit të Prishtinës përfundoi në verën e këtij viti pas dy vjetësh punë.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).