Skuadra gjermane e futbollit, St. Pauli, ka refuzuar ta lëshojë stadiumin një ndeshje të Kupës së Gjermanisë, pasi aty përfshihet edhe Leipzigu.
Leipzigu që është fitues në fuqi i Kupës, do të luajë kundër skuadrës FC Teutonia Ottensen në raundin e parë. Është skuadër e rajonit të Hamburgut.
Stadiumi i ekipit të rangut të katërt që ka kapacitet prej 5 mijë tifozëve nuk i plotëson kushtet për ndeshjen që luhet më 31 gusht, për shkak të terrenit me bar artificial, e që nuk lejohet në Kupë.
Ata kanë kërkuar nga ekipi fqinj që ta përdorin stadiumin “Millerntor”.
Por, St. Pauli që luan në rangun e dytë të futbollit gjerman dhe ka luajtur më parë në Bundesligë, e ka refuzuar kërkesën pasi kanë frikë nga protestat e tifozëve të klubit, ka shkruar “Associated Press” të premten.