Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Derbi i Berlinit në Kupën e Gjermanisë

Union Berlini do të luajë kundër Hertha Berlinit në raundin e tretë të Kupës së Gjermanisë, ndërsa fituesi në fuqi i Kupës, Borussia Dortmundi, do të luajë kundër ekipit të rangut të dytë në futbollin gjerman, St. Paulit.

Shorti i së dielës vu përballë Borussia Monchengladbachun, që e eliminoi Bayern Munichun të mërkurën pas fitores së thellë 5:0, kundër Hannoverit të Bundesliga 2. Do të jetë përsëritje e finales së vitit 1992, në të cilën Hannoveri fitoi pas penalltive.

Leipzigu do të luajë kundër Hansa Rostockut të Bundesliga 2, Bochumi luan kundër rivalit të Bundesligës, Mainzit, Kolni luan ndaj Hamburgut dhe Hoffenheimi e pret Freiburgun.

Ekipi i divizionit të tretë, 1860 Munich, do të luajë kundër Karlsruherit.

Ndeshjet do të zhvillohen më 18 dhe 19 janar.

Te skuadrat e mbetura në Kupën e Gjermanisë luajnë një numër i konsiderueshëm i futbollistëve shqiptarë