Spanja është finalistja e parë e Kampionatit Evropian në hendboll. Të premten mbrëma në Budapest, Spanja fitoi ndaj Danimarkës me rezultatin 29:25.
Danimarka është vlerësuar e pandalshme në këtë Evropian, por humbi nga Franca në ndeshjen e fundit të fazës grupore dhe shkëlqimin nuk e kishte as të premten ndaj Spanjës.
Aleix Gomez Abello udhëhoqi Spanjën me 11 gola. Shtatë gola i realizoi Joan Canellas Reixach. 14 pritje i kishte Gonzalo Perez de Vargas Moreno.
Te Danimarka tetë gola i shënoi ikona Mikkel Hansen. Ndërsa me 11 pritje u dallua edhe portieri Niklas Landin Jacobsen.
Finalja është të dielën prej orës 18:00. Danimarka prej orës 15:30 do të luajë për vend të tretë.