Spanja e ka fituar dramën ndaj Lituanisë për të kaluar në çerekfinale të Kamionatit Evropian të basketbollit të shtuna mbrëma.
Spanjollët triumfuan 102:94, pas shtesës. Koha e rregullt përfundoi 83:83.
Fitorja për Spanjën u sigurua falë performancës së jashtëzakonshme të Lorenzo D’ontez Brown, i cili realizoi 28 pikë e tetë asistime. Willy Hernangomez regjistroi 21 pikë.
Te Lituania, Mindaugas Kzminskas pati 18 pikë, e Ignas Brazdeikis 17 sosh.
Spanja në çerekfinale pret fituesit e duelit mes Finlandës dhe Kroacisë.