Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Letonia befason Spanjën në fazën e dytë

Përfaqësuesja e Letonisë ka vazhduar me paraqitje të mira në Kampionatin Botëror të basketbollit.

Të premten, në Xhakarta, Letonia e mposhti Spanjën në ndeshjen e para të fazës së dytë.

Dueli i Grupit I, përfundoi me shifrat 74:69 në favor të letonezëve. Me këtë fitore, Letonia ka tubuar 7 pikë, sa i ka edhe Spanja.

Ndeshja ishte e fortë dhe Letonia fitoren e siguroi vetëm në çerekfun e fundit, të cilin e fitoi me shifrat 27:11. Më i dalluari te Letonia, ishte lojtari i Dallas Mavericks, Davis Bertans.

Ai e mbylli ndeshjen me 16 pikë të shënuara, ndërsa u ndihmua edhe nga Rodions Kurucs që shënoi 11 sosh.

Edhe Gjermania fiton ngushtë ndaj Letonisë, kalon në gjysmëfinale Sport Gjermania fiton ngushtë ndaj Letonisë, kalon në gjysmëfinale

Willy Hernangomez pati 14 pikë te Spanja, ndërsa Dario Brizuela e Usman Garuba shtuan nga 11 pikë por nuk arritën ta evitojnë humbjen e parë në këtë Botëror.

Në xhiron e radhës, Letonia përballet me Brazilin, ndërsa Spanja me Kanadanë.