SHBA-ja është mposhtur nga Lituania në kuadër të Kampionatit Botëror të basketbollit.
Të dielën në Manila, Lituania shokoi amerikanët duke i mposhtur me rezultat 110:104.
Ndeshja ishte dramatike, ndërsa në fund festuan lituanezët. Ishte ndeshja e fundit e fazës së dytë grupore.
Në çerekfinale Lituania ka kaluar si fituese e Grupit J, ndërsa SHBA-ja si e dyta nga ky grup.
Lituania ka dominuar çerekun e parë, 31:12. Dhe kjo doli vendimtare në fund.
Amerikanët kanë fituar periudhën e dytë dhe të tretë, ndërsa në fundin dramatik nuk arritën përmbysjen.
Edhe
Greqia i bashkohet Turqisë në gjysmëfinale
Vaidas Kariniauskas u dallua me 15 pikë e katër kërcime.
Mindaugas Kuzminkas i kishte 14 pikë te Lituania.
SHBA-së nuk i mjaftuan 35 pikët e Anthony Edwardsit.