Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lituania fiton thellë ndaj Malit të Zi

Lituania e ka fituar ndeshjen vendimtare për vendin e parë në Grupin D të Kampionatit Botëror të basketbollit. Të martën në Pasay të Filipineve, Lituania fitoi ndaj Malit të Zi me rezultat 91:71.

Lituania ka shënuar tri fitore. E ka fituar grupin. Ndërkohë Mali i Zi ka dy fitore dhe një humbje. Avancon në raundin tjetër prej pozitës së dytë. Në këtë grup ishin edhe Egjipti e Meksika, që nuk avancojnë në raundin e dytë.

Lituania u shkëput në çerekun e dytë, të cilin e fitoi 22:13, dhe më pas në të tretin. Rokas Jokubaitis ishte më i miri te Lituania me 19 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime.

NIkola Vuçeviq u dallua te Mali i Zi me 19 pikë e katër kërcime.

Italia fitoi 90:83 ndaj Filipineve për të zënë vendin e dytë në Grupin A dhe për të avancuar tutje. Grupin A e ka fituar Republika Dominikane, ndërsa Angola e Filipinet luajnë për plasman nga pozitat 17 deri në 32.

Artikuj të ngjashëm