Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sommeri pritet t’i bashkohet Interit

Portieri i Zvicrës, Yann Sommer, nuk ka marrë pjesë të hënën në stërvitjen e Bayernit, ndërsa pritet shumë shpejt t’i bashkohet Interit.

Interi është në Japoni pa portier të parë pas shitjes së Andre Onanës te Manchester Unitedi dhe largimit të Samir Handanoviqit si lojtar i lirë.

Interi e ka identifikuar tashmë Sommerin për ta marrë rolin e portierit të parë. Interi është duke negociuar me Bayernin për t’ia ulur çmimin.

Bayerni kërkon t’i paguhet klauzola e lirimit prej 6 milionë eurosh. 34-vjeçari iu bashkua Bayernit në janar pas lëndimit të Manuel Neuerit. Me gjigantin gjerman ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.