Skuadra e Interit po synon transferimin e portierit Yann Sommer gjatë kësaj vere.
“Kicker” bën të ditur të premten se Interi tashmë është në negociata me Bayern Munichun për shërbimet e zviceranit. Sommer do të largohet këtë verë nga Bayerni dhe ekipi gjerman po kërkon rreth 10 milionë euro për kartonin e tij.
Tek Interi po e shohin Sommerin si zëvendësim ideal për Andre Onanan, i cili pritet të transferohet te Manchester Unitedi. Sommer iu bashkua Bayernit në fillim të këtij viti dhe me ekipin gjerman ka kontratë deri në verën e vitit 2025.
34-vjeçari pati 36 paraqitje edicionin e shkuar, ndërsa ka luajtur edhe për Borussia Moenchengladbachun, Baselin e Grasshoppersin.