Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

E transferoi për vetëm 6,9 milionë euro, Interi merr më të mirën nga zvicerani Sommer

Yann Sommer

Foto: Associated Press

Në verën e vitit 2023, Interi vendosi të ndryshojë portierin. E shiti Andre Onanan te Manchester Unitedi për më shumë se 50 milionë euro. Ndërkohë e angazhoi Yann Sommerin nga Bayerni për vetëm 6,9 milionë euro.

Derisa Onana vazhdon të ketë telashe tek Unitedi, Sommer ka pasur periudhë shumë të suksesshme tek ekipi italian. Në edicionin e parë, Sommer 36-vjeçar e fitoi kampionatin dhe Superkupën e Italisë. Këtë edicion, Sommer e udhëhoqi Interin drejt finales në Champions.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkëlqeu të martën mbrëma në ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës, duke i bërë shtatë pritje. Të paktën tri prej tyre ishin vendimtare, ndërsa njëra po vlerësohet prej më të mirave në histori të Championsit. U shpall lojtar i ndeshjes.

Interi është edhe në garë për titull në Serie A.