Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sommer i bashkohet Interit

Portieri i Zvicrës, Yann Sommer do ta vazhdojë karrierën në futbollin italian. Sommer, të hënën është prezantuar te skuadra e Interit, e cila ka paguar 6 milionë euro për kartonin e tij. 34-vjeçari i është bashkuar Interit nga Bayern Munichu dhe me ekipin italian ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2026.

Portieri zviceran tek Interi do ta zëvendësoj Andre Onanan, i cili javë më parë u transferua te skuadra e Manchester Unitedit. Sommer ka thënë se është krenar që do të jetë pjesë e Interit dhe me padurim pret fillimin e aventurës së tij te skuadra italiane.

Ai prej vitit 2014 ka bërë karrierë në Bundesligë, fillimisht te Borussia Moenchengladbachu dhe pastaj te Bayerni. Sommer iu bashkua Bayernit në janar të këtij viti, por u largua për shkak se nuk dëshironte të ishte portieri i dytë. Ai, gjithashtu ka edhe 83 paraqitje për Zvicrën.