Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sommer do t’i bashkohet Interit

Portieri i Zvicrës, Yann Sommer, do ta vazhdojë karrierën në kampionatin e Italisë. Ai do t’i bashkohet skuadrës së Interit, me të cilën tashmë ka marrëveshje personale.

“Calciomercato” shkruan të martën se Interi është pajtuar t’i paguajë Bayernit 6 milionë euro për Sommerin, i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2025.

34-vjeçari iu bashkua Bayernit në fillim të këtij viti nga Borussia Moenchengladbachu dhe ekipi bavarez ka marrë vendim për ta shitur pasi Sommer nuk shihet si portieri i parë për edicionin e ri.

Sommer regjistroi 36 paraqitje edicionin e shkuar, ndërsa prej vitit 2014 bën karrierë në Bundesligë.