Finalisti i Ligës së Kampionëve, Interi, ka plane për ndryshime në pozitën e portierit.
Portieri aktual, Andre Onana, pritet të kalojë te skuadra e Manchester Unitedit, që të shtunën zyrtarizoi largimin e David de Geas.
Si rezultat i largimit të Onanas, Interi po synon që portën ta sigurojë me reprezentuesin e Zvicrës dhe portierin e Bayern Munichut, Yann Sommer.
Kështu kanë shkruar të dielën mediat italiane.
Interi është i gatshëm t’i shpenzojë gjashtë milionë euro.
Edhe
Onana udhëton për në Turqi të enjten
Sommer ka kontratë me skuadrën bavareze deri në qershor të vitit 2025.
Por në rast se Manuel Neuer e tejkalon lëndimin serioz që e pati, Sommer do të mbetej portier rezervist.