Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sommeri lëndohet dhe largohet nga përfaqësuesja e Zvicrës

Portieri Yann Sommer është larguar nga kampi i Përfaqësueses së Zvicrës dhe është rikthyer tek Interi pas lëndimit në nyjën e këmbës.

35-vjeçari e ka lënë fushën në minutën e 37-të në miqësoren ndaj Danimarkës të shtunën mbrëma.

Ai u zëvendësua nga Yvon Mvogo dhe dukej që kishte dhimbje teksa dilte nga fusha.

Sommer ka qenë prej figurave kryesore të skuadrës së Interit, që drejtohet nga Simone Inzaghi.

Për largimin e tij ka treguar edhe Federata e Futbollit e Zvicrës, ndërsa Sommer është zëvendësuar nga Jonas Omlin.

Edhe Sommeri mungon të paktën tri javë Futboll Sommeri mungon të paktën tri javë

Tek Interi aktualisht të lënduar janë edhe Juan Cuadrado, Marko Arnautoviq dhe Stefan de Vrij.

Sommer në edicionin aktual e ka mbajtur portën e paprekur në 23 ndeshje, ndërsa ka pranuar 18 gola në 3360 minuta përgjatë 37 paraqitjeve.