Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Solskjaeri thotë se Unitedi mund ta fitojë titullin këtë edicion

Manchester Unitedi mund ta fitojë Premier Ligën këtë sezon, sipas trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

“Djajtë e Kuq” sot e presin rivalin lokal Manchester Cityn në “Old Trafford” në derbin e kësaj jave në Premier Ligë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përkundër që nuk e kishte nisur mirë këtë sezon Unitedi, në rast të fitores së sotme ndaj Cityt atëherë do të mund të afroheshin në vetëm dy pikë larg liderit aktual, Tottenhamit.

Skuadra e Solskjaerit ka shënuar katër fitore radhazi në ligë, me tri prej tyre me përmbysje të rezultatit.

“Në Manchester United gjithmonë duhet të synoni që të fitoni trofe. Sigurisht, siç kanë qenë tri sezonet e fundit, dy ekipe kanë shumë larg nga të tjerët. Por, këtë sezon kam besim se ky ekip po përmirësohet dhe nga janari mund të luftojmë. Në secilën ndeshje hyjmë për të fituar, ndoshta kjo është përgjigja për pyetjen tuaj. Nëse e fitoni secilën ndeshje atëherë përfundoni me një trofe”, ka thënë Solskjaer.