Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sokoli propozon të ftohen lojtarët e klubeve kosovare

Trajneri dhe profesori i futbollit, Bylbyl Sokoli është i mendimit se Superliga e Kosovës mund t’i ofrojë futbollistë përfaqësueses së Kosovës.

Ai insiston se kjo mund të ndodhë gjithnjë nëse lojtarët që luajnë në shtetet e ndryshme evropiane nuk mund të vijnë shkakuse obligohen të karantinohen. Më të rrezikuarit janë lojtarët që luajnë për klubet e Zvicrës.

“Kemi disa futbollistë që kanë bërë disa lëvizje nga Superliga e Kosovës. Në mungesë të lojtarëve duhet të intervenohet. Mendoj se duhet të jenë publike edhe alternativat, sepse është interes i të gjithëve për të qenë sa më komod. Është brengë siç paraqitet situata dhe nëse themi se mund të mungojnë 8-9 lojtarë, nuk duhet të mbahet sekret edhe plani B”, ka thënë Sokoli në emisionin sportiv të KTV-së, “Sporti Total”.

Kosova më 3 shtator luan ndaj Moldavisë në Parma të Italisë, kurse më 6 shtator ndaj Greqisë në Prishtinë.

Ai ka përmendur disa lojtarë të klubeve kosovare që do të mund të ishin në listën e Challandesit.