Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sociedadi shënon fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Benficas

Real Sociedadi ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim te skuadra e Benficas. Ekipi spanjoll, të martën mbrëma fitoi me rezultatin 1:0 në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit D. Golin e vetëm në këtë takim, e shënoi mesfushori Brais Mendez.

Mendez realizoi në minutën e 63-të për t’ia siguruar fitoren e dytë Sociedadit në Champions. Me këtë triumf, Sociedadi ka tubuar 7 pikë, sa i ka edhe Interi, ndërsa Benfica mbetet e fundit në tabelë pa pikë.