Real Sociedadi e ka fituar ndeshjen e fundit në elitën e futbollit spanjoll për këtë edicion.
Sociedadi të dielën në kuadër të xhiros së 38-të fitoi ndaj Sevillas, fitueses së Ligës së Evropës, me rezultatin 2:1.
Sociedadi e ka siguruar fazën grupore të Championsit. Ka 71 pikë në pozitën e katërt. Ndërkohë Sevilla përfundon në pozitën e 12-të me 49 pikë, por do të luajë në Champions si fitues i Ligës së Evropës.
Brais Mendez në minutën e 28-të dhe Momo Cho në minutën e 73-të shënuan golat e fitores për vendësit. Erik Lamela shënoi golin e vetëm për mysafirët në minutën e 77-të.