Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sevilla në epërsi pas pjesës së parë

Fituesja e Ligës së Evropës, Sevilla, ka shkuar në epërsi pas pjesës së parë në duelin e Superkupës së Evropës ndaj Manchester Cityt, fituesit të Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar.

Sulmuesi maroken, Youssef En-Nesyri, e ka shënuar golin e vetëm në pjesën e parë që përfundoi 1:0 në të mirë të skuadrës spanjolle.

En-Nesyri realizoi me kokë në minutën e 25-të, pasi fitoi duelin me qendërmbrojtësit Manuel Akanji dhe Joshko Gvardiol.

Finalja e Superkupës së Evropës po zhvillohet në stadiumin “Georgios Karaiskakis”, shtëpinë e skuadrës greke Olympiakos.

Artikuj të ngjashëm