Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Penalltitë vendosin Superkupën e Evropës

Pa fitues është mbyllur koha e rregullt e ndeshjes ndërmjet Manchester Cityt dhe Sevillas, që po luajnë për trofeun e Superkupës së Evropës. Pas 90 minutave, rezultati ishte i barabartë, 1:1.

Për Sevillën shënoi Youssef En-Nesyri në minutën e 25-të, ndërsa për Cityn, shifrat i barazoi Cole Palmer, në minutën e 63-të.

Tani do të ekzekutohen penalltitë për t’u vendosur fituesi.