Sevilla ka fituar në shtëpi përballë Real Sociedadit në ndeshjen dramatike që dhuroi pesë gola.
Sevilla fitoi me rezultatin 3:2 të shtunën, kurse ndeshja i takoi xhiros së 27-të të La Ligas spanjolle.
Youssef En Nesyri shënoi në minutën e 11-të dhe të 13-të për 2:0.
Andre Silva nga penalltia në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë e ngushtoi epërsinë në 2:1.
Sergio Ramos realizoi për 3:1 në minutën e 65-të, kurse rezultatin final e vendosi Brais Mendez, në minutën e dytë të shtesës.
Sevilla ka 27 pikë në pjesën e poshtme të tabelës, kurse Sociedadi në pozitën e shtatë ka 40 pikë.