Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sevilla fiton ndaj Las Palmasit

Sevilla

Me golat e Youssef En-Nesyrit dhe Dodi Lukebakios, Sevilla të dielën ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Las Palmasit.

Ndeshja i takoi xhiros së 31-të në La Liga.

Sulmuesi maroken, Youssef En-Nesyri në minutën e 43-të shënoi për 1:0.

Ndërsa belgu, Dodi Lukebakio e realizoi golin e fundit në ndeshje në minutën e tretë shtesë.

Vendësit ishin me një lojtar më pak në fushë nga minuta e gjashtë e ndeshjes. Arbitri kryesor e ndëshkoi me karton të kuq mbrojtësin Saul Coco.

Edhe Sevilla fiton me vështirësi në shtëpi Futboll Sevilla fiton me vështirësi në shtëpi

Sevilla pas 31 ndeshjeve të zhvilluara renditet në pozitën e 13-të me 34 pikë.

Las Palmasi është në vend të 12-të me 37 pikë.