Sport

Las Palmasi merr pikët e plota ndaj Getafes

Skuadra e Las Palmasit ka triumfuar ndaj Getafes, të premten në kuadër të xhiros së 15-të të La Ligas. Las Palmasi fitoi me rezultatin 2:0 për ta regjistruar triumfin e gjashtë këtë edicion. Me këtë fitore, Las Palmasi ka tubuar 21 pikë, dy më shumë se Getafe që regjistroi distafën e katërt në kampionat.

Mbrojtësi i krahut, Julian Araujo ia siguroi fitoren Las Palmasit me golin e realizuar në minutën e 43-të. Golin e dytë për ekipin vendas, e realizoi Cristian Herrera në minutën e dytë të kohës shtesë.

Getafe prej fillimit të pjesës së dytë luajti me një lojtar më pak, pasi Omar Alderete u përjashtua direkt me karton të kuq në minutën e 46-të.