Real Sociedadi ka shënuar fitore të madhe ndaj Benficas në kuadër Grupit D të Ligës së Kampionëve.
Skuadra spanjolle të mërkurnën mbrëma fitoi me rezultatin 3:1.
Që nga fillimi i ndeshjes, vendësit ishin më të mirë.
Mikel Merino në minutën e gjashtë shënoi për 1:0, kurse Mikel Oyarzabal e dyfishoi epërsinë pesë minuta më vonë.
Merinos iu anulua një gol në minutën e 15-të, por ai asistoi në golin për 3:0 në minutën e 21-të, kur shënoi sulmuesi Ander Barrenetxea.
Brais Mendez humbi penalltinë pas afër gjysmë ore lojë.
Edhe
Real Sociedadi po dominon plotësisht ndaj Benficas
Në pjesën e dytë, mysafirët arritën të shënonin vetëm një gol me Rafa Silvan, në minutën e 49-të.
Pas katër ndeshjeve të luajtura, Sociedadi ka marrë 10 pikë, kurse Benfica e fundit mbetet pa pikë.