Real Sociedadi ka dominuar plotësisht ndaj Benficas në pjesën e parë të ndeshjes së Championsit.
Pas 45 minutave lojë, Sociedadi udhëheq 3:0. Mikel Merino shënoi që në minutën e gjashtë, ndërsa pesë minuta më pas gol shënoi edhe Mikel Oyarzabal.
Më pas Sociedadit iu anulua një gol për lojë me dorë, ndërsa për 3:0 shënoi Ander Barrenetxea nëe minutën e 21-të.
Në minutën e 27-të skuadra spanjolle e shpërdoroi një penallti. Ndeshja i takon grupit D.