Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Real Madridi e fiton ndeshjen e tensionuar me Benfican

Real Madrid

Fund dramatik nuk kishte këtë herë, por tensionet ishin të mëdha. Benfica e Real Madridi kanë luajtur tjetër ndeshje në Champions të martën, pas asaj në xhiron e fundit të fazës së ligës.

Në ligë, Benfica fitoi 4:2 me gol të portierit Anatoliy Trubin në minutën e 98-të dhe siguroi plejofin kurse la Real Madridin po ashtu në plejof.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shorti përcaktoi që Real Madridi e Benfica të përballen sërish në plejof të fazës nokaut. Dhe madrilenët kanë fituar 1:0 të martën mbrëma në Lisbonë për hap të madh drejt një të tetës së finales.

Vinicius Junior shënoi supergol në minutën e 50-të për fitoren e Madridit. Ai shënoi me goditje mjeshtërore nga një kënd i vështirë. Braziliani më pas festoi me pasion në kënd të fushës, kurse festa ishte e tepruar sipas lojtarëve të Benficas dhe arbitrit. Ylli brazilian u ndëshkua me të verdhë. Ka pasur më pas përplasje të lojtarëve në fushë, ndërsa në një moment Vini Jr ka sinjalizuar arbitrin se është fyer në baza racore nga lojtari argjentinas i Benficas, Gianluca Prestianni. Arbitri dha shenjë për të ndjekur procedurën e caktuar pas dyshimeve për fyerje raciste. Kjo solli ndërprerje prej dhjetë minutash dhe tensione të shumta mes lojtarëve në fushë.

Ndeshja megjithatë vazhdoi, ndërsa në minutat e fundit trajneri i Benficas, Jose Mourinho u përjashtua pas protestave të shumta, përkatësisht pas kërkesës që Vini Jr të ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrje të palejuar. Pas golit të Vinit, tifozët kanë fishkëllyer sa herë që ai dhe Kylian Mbappe kishin topin.

Me fitore në Lisbonë, Real Madridi është në pozitë shumë të mirë për të siguruar një të tetën e finales në Champions. Ndeshja e kthimit është më 25 shkurt në “Santiago Bernabeu”.

Lexo përditësimet tjera
Champions

Fitojnë Reali, PSG-ja e Dortmundi