Nga tetë grupe të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, vetëm pesë ekipe kanë siguruar kalimin në fazën nokaut të garës, pas xhiros së katërt.
Napoli, Club Brugge, Bayern Munich, Real Madridi dhe Manchester City, janë skuadrat të cilat do të bëjnë gara në 1/8 e finales së “Championsit”. Mbetet vetëm renditja përfundimtare, në vendin e parë apo të dytë, për skuadrat e përmendura.
Në Grupin D, E dhe H, ende është e hapur gjithçka.
Shorti për 1/8 e finales tërhiqet më 7 nëntor në Nyon të Zvicrës, para nisjes së Botërorit që luhet në Katar.
Ndeshjet e fazës tjetër të Ligës së Kampionëve luhen në muajin shkurt dhe mars.
Tetë ekipet e vendit të tretë të fazës grupore të “Championsit” vazhdojnë garën në Ligën e Evropës.
-
Bayerni, Liverpooli e Atletico sigurojnë kalimin në çerekfinale të Championsit
-
Real Madrid – Manchester City, ndeshja kryesore e 1/8 së finales në Champions
-
Sot tërhiqet shorti i Championsit dhe Ligës së Evropës
-
Xhiroja e fundit e Championsit, garë e hapur për shumë pozita
-
Tjera përballje të zjarrta priten në “Champions”