Milan Skriniar nuk do të largohet nga Interi në verë, me gjithë ofertat që ka marrë nga skuadrat e Premier League.
“Tuttomercatoweb” ka raportuar të mërkurën se Skriniar do të jetë pjesë e Interit përtej këtij edicioni.
Në fakt, bëhet e ditur se qendërmbrojtësi ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm.
Sllovaku është pajtuar ta rinovojë kontratën me Interin deri në vitin 2026 me pagë vjetore prej pesë milionë eurosh.
27-vjeçari iu bashkua Interit në vitin 2017, kurse këtë sezon në 39 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar katër gola.