Paulo Dybala mund të largohet nga Juventusi në qershor të këtij viti. Sulmuesi argjentinas nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës dhe mund të shitet gjatë verës.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, pesë skuadra kanë shprehur interesim për Dybalan.
Barcelona Atletico Madridi, PSG-ja, Tottenhami dhe Liverpooli janë në garë për argjentinasin.
Dybala ka kontratë me Juventusin deri në 2022. Këtë edicion sulmuesi i krahut ka pasur probleme me lëndime të shumta duke luajtur në 323 minuta këtë edicion.
Artikuj të ngjashëm