Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dybala i hapur t’i bashkohet Barcelonës

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala është i gatshëm për të ndërruar mjedis në fund të këtij sezoni.

Bëhet e ditur se argjentinasi është i hapur për një transferim te Barcelona, ekip që ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

Dybala në fund të këtij edicioni do të jetë lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Juventusin. Ai ende nuk i ka nisur bisedimet me klubin italian për rinovimin e kontratës, duke e lënë të hapur mundësinë e largimit në verë. 28-vjeçari ka 12 gola e gjashtë asistime në 27 ndeshje këtë edicion me fanellën e Juventusit.

Ai është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Palermo.