Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona monitoron Dybalan

Barcelona ka shfaqur interesim për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala.

Sipas mediave spanjolle drejtuesit e klubit po tentojnë transferimin e argjentinasit gjatë verës.

Dybala nuk e ka vazhduar ende kontratën me klubin aktual që i skadon në vitin 2022.

Klubi spanjoll thuhet se është i gatshëm t’i plotësojë kushtet sulmuesit për ta bindur të transferohet në “Cam Nou”.

Dybala këtë sezon me “Zonjën e Vjetër”, në të gjitha garat ka shënuar tre gola dhe dy asistime.