Ndeshja e kampionatit të Rumanisë në mes të Dinamo Bukureshtit dhe Chindia Targoviste është shtyrë pasi një zyrtar i Dinamos është testuar pozitiv për koronavirus. Kjo është bërë e ditur të enjten nga liga rumune.
Është rasti i parë me COVID-19 në futbollin rumun. Deri të enjten në Rumani janë konfirmuar 21 mijë raste me koronavirus, ndërsa 1369 persona kanë humbur jetën.
Ndeshja e Dinamos me Chindian është dashur të luhet të shtunën si pjesë e plejofit. Liga ka njoftuar se ndeshjet e Dinamos mund të shtyhen deri në përfundim të hetimit epidemiologjik.
Kampionati në Rumani rifillon të premten.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndeshja Barcelonë-Dinamo Kiev mund të shtyhet
-
Edhe në Rumani ndeshjet do të luhen pa shikues shkaku i koronavirusit
-
Dy raste me Covid-19 tek Anglia U21 në prag të ndeshjes me “Dardanët” e rinj
-
Shtyhet edhe zyrtarisht ndeshja Sassuolo - Inter
-
Anulohet ndeshja Lazio – Torino shkaku i rasteve me koronavirus