Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy raste me Covid-19 tek Anglia U21 në prag të ndeshjes me “Dardanët” e rinj

Ndeshja e Anglisë U21 në Rumani është anuluar për shkak të dy rasteve pozitive me koronavirus.

“Luanët e rinj” është dashur të luanin miqësore në Bukuresht të premten, por nuk do të udhëtojnë fare.

“Ekipi i Anglisë U21 te meshkujt nuk do të udhëtojë në Rumani për të luajtur të premten pasi u raportuan dy raste pozitive me Covid-19 brenda lojtarëve dhe stafit drejtues. Është vendosur që ky udhëtim të anulohet si masë paraprake dhe e falënderojmë Federatën e Futbollit të Rumanisë për mirëkuptim. Personat me virus janë izoluar menjëherë dhe janë distancuar nga grupi, ndërsa skuadra ende është në St George’s Park”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Federata e Futbollit të Anglisë.

Izolimi i dy personave të prekur do të thotë se skuadra e drejtuar nga Lee Carsley do të luajë kundër Kosovës në “Milton Keynes” të martën, në ndeshjen e rëndësishme kualifikuese për “Euro 2023”.