Paul Pogba është shndërruar në një çështje shqetësuese te skuadra e Juventusit, përcjell “Tuttomercatoweb” të hënën.
Francezi, i cili pritej të kthehej në fushë në fund të këtij viti nuk do të jetë në gjendje ta bëjë një gjë të tillë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo për shkak se Pogba ende po ndien dhimbje në gjurin, të cilin e operoi para tre muajve. Bazuar në këtë, kthimi i Pogbas në fushë është shtyrë deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, gjë që ka shqetësuar tej mase drejtuesit e Juventusit.
Pogba u lëndua në muajin korrik dhe ende nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje zyrtare për Juventusin, ekip të cilit iu bashkua para fillimit të këtij sezoni. Ai shkaku i lëndimit i mungoi edhe Francës në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.