Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shtohet konkurrenca për Ibanezin

Numri i skuadrave që po interesohen për mbrojtësin Roger Ibanez vetëm po shtohet, ndërsa së fundmi në garë është futur edhe Atletico Madridi.

“Calciomercato” shkruan të enjten se Atletico pritet të ofrojë 40 milionë euro për mesfushorin e Romës, i cili këtë verë pritet të largohet nga ekipi italian.

Braziliani ka treguar paraqitje të mira edicionin e fundit, ndërsa po kërkohet edhe nga Tottenhami e Aston Villa, ekipe që tashmë janë në negociata me Romën.

24-vjeçari ishte ndër mbrojtësit më të vlerësuar në kampionatin italian, ndërsa për Romën pati 48 paraqitje dhe 3 gola të shënuara.

Ai ka kontratë deri në vitin 2025 me Romën, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020 nga Atalanta.