Mbrojtësi i Romës, Roger Ibanez, raportohet se është cak i skuadrës së Premier Leagues, Aston Villa.
Klubi i Serie A e ka transferuar Evan Ndickan nga Eintracht Frankfurti dhe Jose Mourinho nuk do ta ndalë Ibanezin nëse ai dëshiron të transferohet në Premier League, ka shkruar të dielën “Corriere dello Sport”.
Megjithatë, Roma nuk po e mendon shitjen e tij për më pak se 30 milionë euro.
24-vjeçari Ibanez është pjesë e Përfaqësueses së Brazilit.
Roma e ka opsionin e blerjes së mbrojtësit të Leeds Unitedit, Diego Llorente, që e kaloi gjysmën e dytë të edicionit të fundit si i huazuar.