Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma kërkon 50 mln për Ibanezin

Mbrojtësi brazilian, Rober Ibanez, pritet të jetë lojtari i parë që do të largohet nga skuadra e Romës në fund të sezonit. “Calciomercato” ka shkruar të premten se Roma tashmë i ka caktuar çmimin 24-vjeçarit, i cili po kërkohet nga skuadrat angleze.

Paraqitjet e mira të Ibanezit këtë sezon kanë bërë që interesim për shërbimet e tij të shprehin Tottenhami, Newcastle Unitedi dhe West Hami.

E për ta lënë të lirë brazilianin, Roma po kërkon 50 milionë euro.

Ibanez iu bashkua Romës në vitin 2021 nga Atalanta, ndërsa këtë sezon në 33 ndeshje të luajtura ka kontribuar me tri gola.

Ai ka kontratë me ekipin italian deri në verën e vitit 2025.