Mbrojtësi Roger Ibanez është larguar nga Roma për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite.
Braziliani 24-vjeçar është transferuar tek Al-Ahli, ekip të i cili do të prezantohet gjatë ditëve në vijim. Ibanez do të firmos kontratë trevjeçare me ekipin saudit, ndërsa Roma nga shitja e tij ka përfituar 30 milionë euro.
Edicionin e shkuar, Ibanez pati paraqitje të mira te Roma dhe ishte ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Itali. Ibanez u transferua nga Atalanta te Roma, ekip me të cilin triumfoi në Ligën e Konferencës në edicionin 2021/22. Edicionin e shkuar, ai regjistroi 48 paraqitje në të gjitha garat, ku kontribuoi me tri gola të shënuar.