Futboll

Nunezi largohet nga Liverpooli, transferohet në Arabi

Darwin Nunez

Liverpooli ka arritur marrëveshje me klubin e elitës së futbollit në Arabinë Saudite, Al Hilal, për shitjen e sulmuesin Darwin Nunez. 

“Sky Sport” ka mësuar të mërkurën se klubi saudit është i gatshëm t’i shpenzojë deri në 65 milionë euro për transferimin e sulmuesit uruguaian. 

Për Nunezin interesim kishte shprehur edhe Milani, por 26-vjeçari ka vendosur për klubin Al Hilal. 

Qendërsulmuesi Nunez i shënoi shtatë gola dhe kontribuoi me shtatë asistime në 40 paraqitje në të gjitha garat për Liverpoolin, kampionin në fuqi të Anglisë. 

Ai te Liverpooli ishte transferuar në vitin 2022 për 85 milionë euro nga Benfica portugeze.