Qendërmbrojtësi i Romës, Roger Ibanez, do ta vazhdojë karrierën në kampionatin e Anglisë, ka njoftuar “Gazzetta dello Sport” të mërkurën. Bëhet e ditur se Ibanez do të jetë pjesë e Aston Villas prej edicionit të ardhshëm, pasi ka arritur marrëveshje personale me ekipin anglez.
Aston Villa po negocion me Romën për lirimin e tij, pasi Ibanez po shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen. Klubi anglez ka ofruar 40 milionë euro për 24-vjeçarin, i cili këtë edicion ka treguar paraqitje të mira dhe po vlerësohet ndër mbrojtësit më të mirë në Serie A.
Braziliani ka kontratë me Romën deri në vitin 2025, ndërsa këtë edicion në 44 paraqitje në të gjitha garat ka kontribuuar edhe me tre gola.