Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli me ofertë për Ibanezin

Skuadra e Napolit i ka bërë ofertë zyrtare Romës për mbrojtësin Roger Ibanez, raporton “Calciomercato” të premten. Bëhet e ditur se Napoli ka ofruar 30 milionë euro për Ibanezin, i cili pritet të largohet nga Roma këtë verë.

Ibanez te Napoli po shihet si zëvendësim për jug-koreanin Kim min-Jae, i cili pritet të transferohet te Bayern Munichu. Ibanez është pjesë e Romës prej vitit 2020, ndërsa në Itali karrierë ka bërë edhe te Atalanta.

Edicionin e fundit, ai pati paraqitje të mira duke u vlerësuar lart në kampionatin italian.

Në 48 ndeshje në të gjitha garat, Ibanez kontribuoi edhe me tri gola për Romën, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.