Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqipëria zyrtarizon edhe miqësoren e dytë

Pas Spanjës, Përfaqësuesja e Shqipërisë do të luajë ndeshje miqësore në mars edhe me Gjeorgjinë. Lajmi është konfirmuar të martën nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).

Dueli mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, do të zhvillohet më datën 29 mars. Mësohet se kjo miqësore do të luhet në Shqipëri por ende nuk është përcaktuar edhe stadiumi në të cilin do të zhvillohet. Miqësoren e parë të muajit mars, Shqipëria e luan në udhëtim te Spanja më 26 mars.

“Zyrtarizohet edhe miqësorja e dytë e Shqipërisë në muajin mars. Kombëtarja shqiptare do të përballet me Gjeorgjinë më 29 mars në atë që do të jetë ndeshja e 14-të mes dy vendeve. Pas arritjes së akordit me Spanjën për miqësoren e 26 marsit, Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një marrëveshje me Federatën Gjeorgjiane për të luajtur këtë ndeshje. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është rënë dakord që ndeshja të luhet në Shqipëri, ndërkohë që stadiumi dhe ora e sfidës mbeten ende për t’u përcaktuar”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.