Kombëtarja e Shqipërisë ka treguar edhe një herë forcën që e karakterizon në ndeshjet kur luan me një lojtar më pak. Shqipëria, të hënën, në Antalya luajti për 50 minuta me një lojtar më pak, dhe në fund fitoi ndaj Turqisë vendëse me shifrat 3:2.
Mesfushori Ledian Memushaj bëri dy faule të shpejta dhe në minutën e 41-të u përjashtua nga kjo miqësore, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në momentin kur ai u largua, Shqipëria po avanconte 2:0. Armando Sadiku shënoi të dy golat (24', 39'), pas dy asistimeve nga Odise Roshi.
Turqia e ngushtoi rezultatin me të filluar pjesëloja e dytë (47'), por sërish Shqipëria ktheu epërsinë prej dy golave. Kësaj here i besuari i Christian Panuccit, Eros Grezda (55'), ishte shënues.
Trajneri Panucci theksoi se nuk e kënaqi vetëm fitorja, por edhe mënyra se si janë paraqitur në fushë lojtarët e tij. Ai provoi shumë lojtarë në këtë ndeshje, duka ua dhënë edhe mundësinë e debutimit disa prej tyre, si Kamer Qaka e Astrit Ajdareviq, dy prurjet e fundit.
Edhe
Panucci: Luajtëm si skuadër e madhe
“Mendoj se sot ishte një ndeshje e vërtetë, jo thjesht një miqësore. Mendoj se deri në momentin e kartonit të kuq luajtëm një futboll mjaft të bukur dhe u sollëm si skuadër e madhe. Kjo besoj se ishte fryt i asaj një jave punë që bëmë së bashku. Pra, nuk është vetëm fitorja ajo që vlen, por mënyra se si luajtëm dhe futbolli fantastik që shfaqëm, të paktën në pjesën e parë. Gjithsesi jam i bindur që kemi ende edhe shumë punë për të bërë, por jam i kënaqur që skuadra po i përqafon mirë idetë e mia”, ka thënë Panucci... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.